spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:27
HomeEkonomiBQK parashikon rritje ekonomike prej 4.2% për vitin 2025

BQK parashikon rritje ekonomike prej 4.2% për vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK) njofton se, sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, me kontribuues kryesor konsumin, investimet dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë ndikim negativ.

Parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 3.3 përqind në vitin 2025.

- Advertisement -

“Rikthimi i presioneve inflacioniste në tremujorin e parë të vitit 2025, u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimit, si dhe nga ndikimi i pritjeve për inflacion pas njoftimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike”, thuhet në ‘Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë’ të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë.

Po ashtu, Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK) njofton se rreziqet ndaj këtij projeksioni anojnë nga kahu rritës dhe përfshijnë: ecurinë rritëse në çmimet e ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe shkallën e transmetimit të kostove të rritura të energjisë elektrike në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat