spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
15:19
HomeKosovaBrahimaj thotë se nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Brahimaj thotë se nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër.

Kështu ka bërë të ditur ai për GazetaBlic.

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.

E para e shtetit tha se e ka mandatuar Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.

- Advertisement -

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.“Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet. Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat