spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
01:04
HomeKulturë“Brezi i tretë i aktrimit”, libri i kritikut Miho Gjini dëshmon trashëgiminë...

“Brezi i tretë i aktrimit”, libri i kritikut Miho Gjini dëshmon trashëgiminë e skenës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në ditën e fundit të Festivalit Teatror Ndërkombëtar “Skampa Extension”, në Bibliotekën Publike të Elbasanit u promovua libri më i ri i shkrimtarit dhe kritikut të njohur të artit, Miho Gjini, me titull “Brezi i tretë i aktrimit”.

Vepra ruan kujtesën e skenës shqiptare. Ajo është një homazh për 25 artistë të rinj të skenës dhe ekranit, të konsideruar si brezi i tretë i aktrimit. Miho Gjini sjell librin e tij të 38-të, pas 65 vitesh në shërbim të artit, si një dëshmi dashurie, përkushtimi dhe mirënjohjeje për teatrin.

- Advertisement -

Miho Gjini është një nga kritikët më të vlerësuar të artit shqiptar, veçanërisht në skenën e teatrit dhe ekranit. Ai lindi më 20 mars 1938 në fshatin Piqeras të Himarës. Studimet e larta i përfundoi në Shkollën e Lartë të Aktorëve, ku u diplomua si aktor dhe regjisor, me specializim në kritikë teatri.

Ai u emërua drejtor dhe regjisor i Teatrit Profesionist “Skampa” të Elbasanit, ku realizoi dy shfaqje të rëndësishme: dramën “Justina” dhe komedinë “Kutia prej argjendi”, raporton atsh.

- Advertisement -

Pas tre vitesh, Miho Gjini mori detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Teatrove dhe Estradave të Republikës, duke kontribuar njëkohësisht edhe si pedagog i jashtëm në Institutin e Arteve për 12 vite.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat