Për Armando Brojën dëmtimet nuk kanë fund.
Sulmuesi shqiptar i Everton ka lënë fushën e lojës mbrëmjene kaluar i shoqëruar nga stafi i klubit.
Ditën e sotme mediet britanike kanë treguar pamje të reja ku shikohet se Brojës i është dhënë edhe oksigjen.
Dëmtimi ka shokuar të riun, i cili kishte nevojë për asistencë edhe më të kualifikuar.
Pa llogaritur mungesat në takimet e radhës 23-vjeçari në karrierën e tij ka humbur plot 72 ndeshje.
Situata këtë herë dukej e rendë pasi sulmuesi kuqezi doli nga fusha mes lotësh, në barelë dhe me maskë oksigjeni.
Leighton Baines, trajneri i përkohshëm i Everton pranoi pas ndeshjes se dëmtimi i Brojës duket serioz.
“Padyshim që dukej keq, ne e pamë të largohej me barelë nga ana tjetër e stadiumit. Nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit, por shpresojmë të mos jetë serioz”, u shpreh trajneri i Evertonit.



