E PLOTËSUAR / Ka përfunduar nata finale e Eurovision 2026, e cila këtë vit u mbajt në Vjenë, duke sjellë emocione të forta dhe një garë të ashpër mes vendeve pjesëmarrëse.
Fitues i këtij edicioni është shpallur Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, e cila grumbulloi plot 516 pikë, duke siguruar vendin e parë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa vendi i tretë i takoi Rumanisë.
Sa i përket Shqipërisë, artisti Alis me këngën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, duke grumbulluar 145 pikë.
Finalja e këtij viti u karakterizua nga një konkurrencë e fortë, performanca spektakolare dhe një nivel i lartë artistik, duke e kthyer edhe një herë Eurovision-in në një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë.
Alis Kallaçi përformon në finalen e madhe në Eurovizion
Alis Kallaçi ka përformuar në finalen e Eurovizionit që po mbahet në Vienna, duke interpretuar këngën e tij “Nân”, një baladë emocionale kushtuar lidhjes së thellë mes nënës dhe fëmijës.
Artisti shqiptar u ngjit i pesti në skenë, i shoqëruar nga aktorja Rajmonda Bulku, e cila i dha performancës një dimension të veçantë artistik, duke prekur publikun në arenën “Wiener Stadthalle”.
Kënga “Nân”, me tekst dhe muzikë nga vetë Alisi në bashkëpunim me Desara Gjinin dhe e prodhuar nga Erjet Barbullushi, u interpretua me vokal të pastër dhe intensitet të lartë emocional. Performanca u karakterizua nga elemente dramatike që theksuan nostalgjinë, mallin dhe forcën e lidhjeve familjare.
Hapet votimi në Eurovizion 2026 – Alis Kallaçi (Kodi 05)
Sapo është hapur zyrtarisht dritarja e votimit për Finalen e Madhe të Eurovizionit në Vjenë. Artisti shqiptar Alis Kallaçi do të ngjitet i pesti në skenë me këngën “Nân” dhe ka nevojë për mbështetjen e publikut në diasporë. Spektakli muzikor po transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.
Rregullat e votimit
Votimi është i hapur gjatë gjithë performancave LIVE dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë.
Të drejtë vote kanë të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe ato që nuk janë kualifikuar, si dhe publiku nga mbarë bota.
Si të votoni
Me SMS (diaspora): Dërgoni kodin 05 në numrin e shtetit ku ndodheni (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë etj.).
Online: Nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe pjesa tjetër e botës, hyni në faqen zyrtare www.esc.vote dhe përzgjidhni Shqipërinë.
Votimi është momenti vendimtar për rezultatin final, ndaj publiku shqiptar ftohet të mbështesë përfaqësuesin e tij me kodin 05.
Finalja e Eurovizionit 2025 sonte në Vjenë, Shqipëria me Alisin në skenë
Vëmendja e Evropës sonte është e përqendruar në arenën prestigjioze “Wiener Stadthalle” në Vjenë, ku mbahet finalja e madhe e Eurovision 2025. Spektakli muzikor transmetohet drejtpërdrejt nga ora 21:00 në Radiotelevizionin e Kosovës.
Miliona shqiptarë në Evropë dhe mbarë botën pritet të ndjekin këtë ngjarje të madhe muzikore, e cila sjell në skenë 25 shtete finaliste, pas përfundimit të gjysmëfinaleve.
Shqipëria përfaqësohet nga artisti Alis Kallaçi me këngën “Nân”, i cili do të ngjitet i pesti në skenë në një natë vendimtare për garën.
Vota e diasporës vendimtare
Eurovizioni ndër vite ka treguar se suksesi nuk varet vetëm nga performanca, por edhe nga mbështetja e publikut. Për Shqipërinë, vota e diasporës shihet si kyçe për rezultatin final.
Me kodin 05, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për përfaqësuesin shqiptar, duke ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e tij.
Kënga “Nân” ka marrë vlerësime pozitive që nga gjysmëfinalja, ndërsa sonte pritet performanca finale në një nga skenat më të mëdha muzikore në Evropë.
Mbrëmja finale do të hapet nga Danimarka, ndërsa para Shqipërisë do të performojnë Gjermania, Izraeli dhe Belgjika.
Renditja e shteteve në natën finale:
- Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
- Gjermani: Sarah Engels – Fire
- Izrael: Noam Bettan – Michelle
- Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
- Shqipëri: Alis – Nân
- Greqi: Akylas – Ferto
- Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
- Australi: Delta Goodrem – Eclipse
- Serbi: LAVINA – Kraj Mene
- Maltë: AIDAN – Bella
- Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
- Bullgari: DARA – Bangaranga
- Kroaci: LELEK – Andromeda
- Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
- Francë: Monroe – Regarde!
- Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
- Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
- Poloni: ALICJA – Pray
- Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
- Suedi: FELICIA – My System
- Qipro: Antigoni – JALLA
- Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
- Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
- Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
- Austri: COSMÓ – Tanzschein



