spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
02:59
HomeKosovaDrejtësiaBurgim i përjetshëm për vrasësin e bashkëshortes në Pejë

Burgim i përjetshëm për vrasësin e bashkëshortes në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Edmond Lajçin për vrasjen e bashkëshortes.

Ai e ka pranuar fajësinë të martën, në seancën fillestare për rastin të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë.

- Advertisement -

Lajçi, sipas aktakuzës së ngritur më 19 nëntor nga Prokuroria Themelore në Pejë, akuzohet se më 16 prill, rreth orës 8 të mëngjesit, me dashje dhe me pistoletë e ka vrarë bashkëshorten e tij në banesën e tyre në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se çifti ka pasur probleme të vazhdueshme dhe se Lajçi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

- Advertisement -

E në ditën kur ndodhi vrasja, në aktakuzë specifikohet se i akuzuari, pas kthimit në shtëpi nga qëndrimi gjatë natës në spital me nënën e tij që po trajtohej për një sëmundje, i ka kërkuar vajzës së tij që të dalë nga banesa për të blerë diçka në dyqan, me synimin që të mbetej vetëm me bashkëshorten.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat