spot_img
E premte, 20 Shkurt, 2026
23:35
HomeKosovaBuxheti 2026 në fokus të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës

Buxheti 2026 në fokus të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Duke filluar nga ora 11:00, sot në Kuvendi i Kosovës do të mbahet seanca plenare, në të cilën do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ky projektligj, pas miratimit në lexim të parë, është shqyrtuar dhe miratuar nga të gjitha komisionet parlamentare, duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar në seancën plenare.

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e dhënë nga komisionet parlamentare, duke theksuar se bëhet fjalë për buxhetin më të madh të miratuar ndonjëherë në Kosovë.

Sipas saj, ky buxhet do të adresojë politika dhe masa të rëndësishme që prekin çdo shtresë të shoqërisë, duke synuar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

- Advertisement -

Nagavci theksoi se miratimi i buxhetit është një proces i domosdoshëm dhe emergjent, i cili do të mundësojë funksionimin normal të institucioneve të shtetit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Ajo vlerësoi angazhimin e deputetëve në të gjitha fazat e shqyrtimit të projektligjit dhe u bëri thirrje kolegëve që në seancën e radhës të votojnë pro miratimit të buxhetit në lexim të dytë, duke nënvizuar rëndësinë e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe forcimin e shërbimeve publike.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku ka deklaruar se asnjë nga amendamentet e propozuara nga PDK për buxhetin 2026, nuk kanë kaluar në komisionet parlamentare.

Ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do e votojë buxhetin 2026.

“Është një buxhet pa asnjë lloj ambicie. Partia Demokratike e Kosovës nuk e voton”, ka theksuar Çitaku.

E Grupi Parlamentar i LDK-së do të mbaj konferencë për media në orën 10:00, para objektit të Kuvendit të Kosovës për mospërfshirjen e amandamenteve të LDK-së në Projektligjin për Buxhetin 2026.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat