spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
12:49
HomeKosovaByroja për Konfiskimin e Pasurisë: Ministria sqaron rolin e institucionit të ri

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë: Ministria sqaron rolin e institucionit të ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas miratimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Papërligjshme, Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se objekti i këtij ligji është ndërtimi i një procesi civil të kontrolluar plotësisht nga gjykata.

Gjatë prezantimit të detajeve, u theksua se ky institucion do të fokusohet në verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve publikë, por do të ketë vetëm rol përgatitor dhe analitik. Byroja nuk do të ketë kompetenca vendimmarrëse për konfiskim, pasi ky autoritet i mbetet ekskluzivisht sistemit gjyqësor.

- Advertisement -

„Byroja nuk ka rol paralel ndaj prokurorisë apo gjykatës. Përkundrazi, ajo ndërton një proces civil ku ka rol analitik dhe përgatitor. Byroja mbledh, verifikon dhe paraqet prova, por nuk merr vendim për konfiskim. Atë e merr përfundimisht gjykata. Konfiskimi bëhet vetëm me vendim gjyqësor“, u bë e ditur gjatë njoftimit zyrtar.

Ky ligj synon të rrisë llogaridhënien e zyrtarëve dhe të luftojë korrupsionin përmes mekanizmave civilë, duke siguruar që çdo pasuri që nuk arsyetohet me të ardhura legale, t’i kthehet shtetit pas një procesi të rregullt gjyqësor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat