spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
13:05
HomeKosovaCakolli: Çfarë mbetet nga drejtësia kur hetimet ndaj pushtetit shihen si “plan...

Cakolli: Çfarë mbetet nga drejtësia kur hetimet ndaj pushtetit shihen si “plan politik”?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli, nga KDI, ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik.

- Advertisement -

Deklarata e tij vjen pasi sot u intervistua nga Prokuroria ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci.

“Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia? Nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik. Jo mbi baza të ndonjë shkeljeje procedurale apo mungese provash, por thjesht sepse prek dikë brenda pushtetit. E kur kjo ndodh paralelisht me përpjekjet për të reformuar sistemin prokurorial, shfaqet një prirje shqetësuese për kontroll mbi drejtësinë, përmes delegjitimimit të saj – duke shpallur çdo prokuror që guxon si “të kapur”, dhe institucionet si pjesë të ndonjë skeme kundër qeverisë”.

- Advertisement -

“Sepse në thelb, po përpiqen të na bindin se drejtësia është e mirë vetëm kur nuk i prek. Dhe hetimet janë legjitime vetëm kur godasin kundërshtarët. Në fund të fundit, çështja nuk është a është fajtor filan ministri apo ministresha, sepse për këtë ekzistojnë hetimet dhe fjalën e fundit e thonë gjykatat. Por kur politika i del përballë drejtësisë si mur, çdo fjalë për transparencë e integritet kthehet në hipokrizi”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat