spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
20:09
HomeKosovaCakolli: Sulmet ndaj Kushtetueses kur vendimet nuk i pëlqejnë shumicës politike janë...

Cakolli: Sulmet ndaj Kushtetueses kur vendimet nuk i pëlqejnë shumicës politike janë problem serioz për demokracinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli, nga KDI, ka reaguar lidhur me kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese të bëra në minsitri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Cakolli në profilin e tij në Facebook ka thënë se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë.

- Advertisement -

“Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj”, ka shkruar ai.

“Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën.

- Advertisement -

Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare”, ka përfunduar Cakolli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat