spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
13:11
HomeKosovaCakolli thotë se Dehari ka qasje bllokuese, duhet të zëvendësohet

Cakolli thotë se Dehari ka qasje bllokuese, duhet të zëvendësohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli, nga KDI, ka reaguar pas dështimit të radhës së seancës konstituive, duke thënë se Avni Dehari, kryesues i kësaj seancës, sot e ka mbyllur seancës në mënyrë arbitrare.

Ai ka deklaruar edhe se veprimi i Deharit është cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar, e jo vetëm shkelje e aktgjykimit Kushtetues.

- Advertisement -

Cakolli në reagimin e tij ka deklaruar po ashtu se refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë  s’mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës.

‘‘Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare.  Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar.  Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi’’, ka thënë mes tjerash ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare.

Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar.

Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi.

Me një qasje të tillë bllokuese, tashmë Kryesuesi, efektivisht po refuzon ta drejtojë seancën.

E një situatë e tillë është e sanksionuar qartë me nenin 9 (2) të Rregullores së Kuvendit, që përcakton se kur kryesuesi refuzon ta drejtojë seancën, ai duhet të zëvendësohet nga deputetë të tjerë, sipas kriterit të moshës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat