Ka ardhur reagimi i parë nga PDK pas caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 28 dhjetor nga Presidentja Osmani, dita kur qytetarët duhet t`i drejtohen kutive të votimit.
Ish-deputetja e PDK’së Blerta Deliu në Facebook ka shkruar se edhe pse është vendim i njëanshëm i Presidentes, është mundësi për ta rikthyer institucionin te qytetari.
“Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës. Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë”, ka shkruar ajo.



