spot_img
E hënë, 16 Mars, 2026
22:55
HomeKosovaDrejtësiaCaktohet seanca ndaj Grujica Veljoviq për krime kundër njerëzimit

Caktohet seanca ndaj Grujica Veljoviq për krime kundër njerëzimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të akuzuarit Grujica Veljoviq, për veprën penale Krime kundër njerëzimit.

Procesi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, pasi Veljoviq ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

- Advertisement -

Seancat do të mbahen më 29 dhe 30 prill 2026, duke filluar nga ora 09:30, në sallën D17, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, nën kryesimin e kryetarit të trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Sipas një komunikate, Gjykata i bën thirrje të akuzuarit të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Po ashtu, bëhet thirrje edhe për të gjithë ata që posedojnë informacione mbi vendndodhjen e tij, që t’i komunikojnë Policisë së Kosovës ose organeve kompetente. Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web-faqen e gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. /KP

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat