spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë...

Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo listë “mishëron zërin e punëtorëve, të rinjve, grave, profesionistëve dhe aktivistëve”, duke theksuar se 48% e saj përbëhet nga gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.

- Advertisement -

Sipas Çekut, përfshirja e grave nuk është “dekor”, por “bosht i vizionit politik” të subjektit që ai përfaqëson. Ai e përshkroi listën si “listën e fitores së përbashkët” që sjell dije, përvojë, guxim për të sfiduar padrejtësitë dhe integritet të palëkundur.

“Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat