spot_img
E premte, 16 Janar, 2026
13:53
HomeKulturëÇeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës, një nga monumentet më...

Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës, një nga monumentet më të vjetra të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Gjakovës, një aset i trashëgimisë kulturore që daton nga shekulli XVI, është shpëtuar nga rrënimi pas përfundimit të ndërhyrjeve të fazës së parë restauruese.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili theksoi se bëhet fjalë për një nga kullat më të vjetra në Kosovë, me vlerë të veçantë historike dhe arkitekturore.

- Advertisement -

Sipas Çekut, punimet e realizuara deri më tani kanë pasur për qëllim stabilizimin dhe mbrojtjen e strukturës së objektit, duke parandaluar degradimin e mëtejmë të saj. Ndërkohë, faza përfundimtare e restaurimit pritet të vazhdojë, me synimin që kulla të funksionalizohet plotësisht dhe të kthehet në një hapësirë të gjallë kulturore.

Ministria e Kulturës ka theksuar se ndërhyrje të tilla janë pjesë e angazhimit institucional për ruajtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në mbarë vendin, duke i dhënë jetë monumenteve që përfaqësojnë identitetin dhe historinë shekullore të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat