Kryetari i LVV-së, Albin Kurti vazhdon të hesht karshi dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e të parit/es së legjislativit.
Partia që ai e drejton po vazhdon të propozoj Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, por votat nuk i ka, e fajtore për dështimet po ia lë opozitës.
Kurti është pyetur edhe sot nga mediat për planet për tejkalimin e situatës, por ai ka vazhduar të hesht.
I njëjti edhe në disa ngjarje të ditëve të fundit kur është pyetur nga mediat, u ka bishtnuar pyetjeve duke dhënë përgjigje që s’kishin të bënin fare me pyetjet nga gazetarët.



