spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
13:50
HomeKulturë“Çerçizi” kujton miqtë e filmit “Liri a vdekje” pas 46 vjetësh

“Çerçizi” kujton miqtë e filmit “Liri a vdekje” pas 46 vjetësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi “Liri a Vdekje”, është një frymë që jeton në çdo akt heroik, në çdo komit që zbriti nga mali për liri e që rikthehet sërish i gjallë pas 46 vitesh, po njësoj, me një thirrje të fuqishme për atdhedashuri, sakrificë e qëndresë.

Restaurimi i filmit “Liri a Vdekje” është një akt që shkon përtej teknikës, është një shërbim ndaj kulturës dhe brezave të ardhshëm.

- Advertisement -

Në kohën tonë, kur historia shpesh rishkruhet, ky film mbetet një simbol i qëndresës, një thirrje që vjen nga e shkuara për të mos harruar rrënjët.

Për të rinjtë, është një dritare për të parë se si arti dhe kinemaja mbrojnë identitetin kombëtar. Rikthimi i tij në ekran është një kujtesë se liria nuk është e dhënë përgjithmonë, ajo fitohet, ruhet dhe përcillet brez pas brezi.

- Advertisement -

“Ky film ka 46 vite përpara. Njerëz ë shquar të këtij produksioni, të këtij filmi nuk janë më. U bëj homaxhe, që nga skenaristi i shquar Vath Koreshi dhe dy regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, kompozitorit të madh Kujtim Laro dhe shumë e shumë të tjerë”- u shpreh Timo Flloko. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat