spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
01:35
HomeKosovaDrejtësiaÇerkini: Njëanshmëria e trupit gjykues paraqet rrezik për drejtësinë

Çerkini: Njëanshmëria e trupit gjykues paraqet rrezik për drejtësinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas Haxhi Shalës dhe Sabit Januzit, fajësinë para Dhomave të Specializuara në Hagë e ka pranuar edhe Ismet Bahtijari, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar ka arritur marrëveshje.

Për ketë proces gjyqësor në Hagë ka folur avokati i akredituar në Hagë, Artan Çerkini, i cili tha se shpreson se gjykata i ka ndërmarr të gjitha veprimet procedural që të bindet se pranimi i fajësisë është bërë më vullnetin e plotë të të pandehurve.

- Advertisement -

Avokati Çerkini ka theksuar se ata fillimisht janë deklaruar të pafajshëm e tek pas një viti qëndrim në paraburgim vendosen të pranojnë fajësinë. Për këtë rast ai ka thënë se gjykata duhet të jetë e vëmendshme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka arritur marrëveshje për dënim me burgim për të akuzuarit, Haxhi Shala, Sabit Jonuzi dhe Ismet Bahtijari, e për këtë Çerkini, ka theksuar se këto janë rastet e para për arritje të marrëveshjes për pranim të fajësisë.

- Advertisement -

“Këto janë rastet e para të arritjes së marrëveshjes për pranim të fajësisë. Në të kaluarën nuk ka pasur marrëveshje për pranim të fajësisë dhe këto janë marrëveshjet e para dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet procedurat e tjera të cilat janë në zhvillim e sipër pranë Dhomave të Specializuara”, ka theksuar ai.

Çerkini ka deklaruar për RTK, nëse trupi gjykues është i njëanshëm është një sinjal për shqetësim.

“Nuk është shqetësuese nëse prokuroria është e anshme, sepse roli i saj është që të akuzojë, por megjithatë edhe prokuroria ka për obligim ligjor që ti prezantoj faktet dhe provat shfajësuese, mirëpo nuk na befason fakti edhe nëse është e njëanshme. E nëse trupi gjykues është i njëanshëm atëherë është një sinjal për shqetësim”, ka thënë Çerkini.

Sipas tij, deri më tani ankesat kryesore kanë qenë në lidhje me involvimin e tepërt të trupit gjykues në administrimin e provave dhe në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Ndërsa, sa i përket aktakuzës së re ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, Çerkini ka thënë se provat kryesore mbi të cilat është ndërtuar ai akt akuzues mbështeten në përgjimet të cilat janë realizuar në qendrën e paraburgimit.

“Janë përdorur masat e veçanta hetimore”, ka theksuar ai.

Sipas tij, kur zbatohen masat e veçanta hetimore është një procedurë e veçantë e cila duhet ndjekur.

“Duhet të ekzistojë një dyshim i arsyeshëm se është kryer një vepër penale, duhet një kërkesë e prokurorit tek gjyqtari që të lejojë përgjimin”, ka deklaruar ai.

Avokati ka thënë se ende është shumë herët të bëhet një vlerësim i plotë i kësaj aktakuze.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat