Opinionisti Bekim Çollaku ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me seriozitetin e kryeministrit Albin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.
Ai thekson se Kurti ka ofruar negociata për PDK-në, megjithëse kjo e fundit nuk ka reaguar, duke kërkuar një ftesë zyrtare dhe një qasje më serioze.
Çollaku e sheh këtë si një shenjë të mungesës së vendosmërisë nga ana e kryeministrit, duke theksuar se një lider serioz dhe i përkushtuar nuk mund të zhvillojë negociata paralele me dy parti politike për të njëjtin qëllim.
“Kam dilema për të gjitha këto arsye që i ceka, e për më tepër, për një arsye tjetër, që është fakti që Kurti i ka ofruar negociata edhe PDK-së, paçka që PDK-ja nuk i është përgjigjur me arsyetimin se kërkojnë një ftesë zyrtare nga ana e Kurti, domethënë një qasje më serioze, por kjo tregon, si të thuash, mungesën e vendosmërisë nga ana e Kurti, sepse një kryeministër serioz i cili dëshiron ta tejkalojë këtë situatë politike nuk mund të zhvillojë negociata paralele me dy subjekte politike parlamentare për të njëjtin qëllim”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, kjo tregon një qasje të papërkushtuar ndaj zgjidhjes së situatës politike.



