spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
00:33
HomeKosovaÇështja e presidentit, KDI: Duhet trajtim i përshpejtuar dhe qartësim urgjent nga...

Çështja e presidentit, KDI: Duhet trajtim i përshpejtuar dhe qartësim urgjent nga Kushtetuesja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KDI-ja ka reaguar lidhur me zhvillimet e situatës politike në vend, duke theksuar se, është e nevojshme që me urgjencë të ketë qartësim nga Gjykata Kushtetuese.

Në komunikatën për media, KDI thotë edhe se, mungesa e përgjegjësisë politike për marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ”rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese”.

- Advertisement -

”Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik, të përdorë mekanizmat proceduralë për trajtim të përshpejtuar dhe të ofrojë qartësi kushtetuese përpara zhvillimit të procesit zgjedhor”, thuhet mes tjerash nga KDI.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

KDI: Përballë zhvillimeve të fundit institucionale, nevojitet qartësim urgjent nga Gjykata Kushtetuese

KDI shpreh keqardhje të thellë që, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme gjatë vitit të fundit, përfaqësuesit politikë në Kuvend nuk arritën të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Mungesa e përgjegjësisë politike dhe institucionale për arritjen e një marrëveshjeje për një çështje kaq të rëndësishme tashmë rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese.

Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik, të përdorë mekanizmat proceduralë për trajtim të përshpejtuar dhe të ofrojë qartësi kushtetuese përpara zhvillimit të procesit zgjedhor.

Në një demokraci kushtetuese, është me rëndësi thelbësore që veprimet e institucioneve që prodhojnë pasoja të mëdha politike dhe institucionale të mbështeten në një interpretim të qartë të Kushtetutës. Asnjë prej proceseve që prekin funksionimin e institucioneve dhe proceset eventuale zgjedhore nuk do të duhej të zhvilloheshin nën një paqartësi kushtetuese. Çdo vonesë në interpretime të tilla krijon pasiguri juridike, institucionale dhe politike.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë akterëve institucionalë dhe politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga veprime apo deklarime që mund të kontribuojnë në rritjen e paqartësive kushtetuese dhe tensionimin e mëtejshëm të situatës politike. Respektimi i rendit kushtetues, maturia institucionale dhe besimi në mekanizmat kushtetues janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit demokratik dhe funksionimin normal të institucioneve të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat