spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:10
HomeKosovaÇështja e presidentit mbledh Kurtin dhe Abdixhikun në Kuvend

Çështja e presidentit mbledh Kurtin dhe Abdixhikun në Kuvend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend, aty ku pas pak pritet të fillojë një takim i tij me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Ky do të jetë takimi i parë për çështjen e Presidentit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila dha një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese vendosi më 25 mars që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, duke e shpallur pa efekt juridik një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Kurti para disa ditësh kishte paralajmëruar se t’u bënte ftesa për takime kryetarëve të partive opozitare. Por përpara kësaj, ai thoshte se i nevojiteshin “konsultimet e brendshme”, të cilat thoshte se ende nuk kishte pasur kohë t’i bënte.

- Advertisement -

Ai ka thënë se “nuk është mirë të jemi veçse 80 apo 81” deputetë, por “rreth 85”, për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u bë të shtunën ushtruese e detyrës së Presidentes – detyrë që mund ta ushtrojë maksimumi 6 muaj – ndërsa Vjosa Osmani përfundoi mandatin presidencial pesëvjeçar.

Mundësia që Osmani të rizgjidhej presidente duket se u hodh përfundimisht poshtë më 5 mars, kur partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se për shef të shtetit e kishin propozuar Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme.

Sot takimi Kurti-Abdixhiku, diskutojnë për presidentin e ri

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat