spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:53
HomeSiguriaPoliciaÇfarë dihet deri tani për vdekjen e policit Alban Tolaj?

Çfarë dihet deri tani për vdekjen e policit Alban Tolaj?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Alban Tolaj, 47 vjeç, një efektiv i Policisë së Kosovës, u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë më 4 prill 2025.

Tolaj ishte babai i Elsa Tolaj, një prezantuese dhe këngëtare e njohur. Ajo shprehu dhimbjen e saj në rrjetet sociale, duke e kujtuar babanë si dashurinë e saj të parë dhe më të madhe.

- Advertisement -

Policia konfirmoi se ka elemente që sugjerojnë vetëvrasje, megjithatë hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:40, policia menjëherë doli në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Mjekët konstatuan vdekjen e viktimës 47-vjeç. Sipas policisë, duke u bazuar në informacionet e para, ka elemente të që sugjerojnë që rasti në fjalë të jetë “vetëvrasje”.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur një hetim për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat