Storm/Drejtësia: Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca për shqyrtimin e masës për Driton Dobrunën, i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi. Dobrunës i është vënë akuza për kërcënime serioze ndaj Kajtazit përmes mesazheve të dërguara në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Pas denoncimit të rastit, ai u arrestua disa ditë më parë dhe sot do të vendoset nëse do t’i vazhdohet masa e paraburgimit apo do të lirohet në procedurë të rregullt.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast, duke publikuar mesazhet kërcënuese të Dobrunës drejtuar gazetarit Kajtazi. Problemet me kërcënimet ndaj gazetarëve janë evidentuar gjithashtu në raportet e organizatave që monitorojnë lirinë e mediave, të cilat tregojnë një rritje shqetësuese të rasteve të tilla në Kosovë.