spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:15
HomeSiguriaPoliciaÇfarë informacioni jep raporti 24-orësh për rastin tragjik në Gjakovë?

Çfarë informacioni jep raporti 24-orësh për rastin tragjik në Gjakovë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës është deklaruar për rastin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, kur tre të mitur kanë vdekur pas shembjes së një objekti.

Në raport thuhet se, objekti është shembur në rrethana të panjohura dhe se rasti është kualifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

- Advertisement -

Raporti i plotë:

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat