spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
19:36
HomeKosovaDrejtësiaÇfarë kishte thënë Prokuroria për njërin nga dëshmitarët për të cilin mbrojtja...

Çfarë kishte thënë Prokuroria për njërin nga dëshmitarët për të cilin mbrojtja e Thaçit tha që s’do mbështetet në dëshminë e tij?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, mbrojtja e ish-Presidentit Thaçi, ka thënë se nuk do të mbështetet në dëshminë e tre dëshmitarëve të cilët kanë kodet  1DW-002, 1DW-010 dhe W04174.

Për dëshmitarin 1DW-002, Prokuroria ka thënë që nuk e kundërshton pranimin e deklaratës së tij, por me kushtin që ai të jetë në dispozicion në sallën e gjyqit për ballafaqim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

Ky parashtrim i Prokurorisë, kishte ardhur pas mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar pranimin e deklaratës së këtij dëshmitari sipas Rregullës 153.

Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar është thirrur nga si nga mbrojtja e Krasniqit ashtu edhe nga ajo e Thaçit. Që të dy mbrojtjet, thuhet se kanë kërkuar që dëshmia e dëshmitarit në fjalë, të pranohet me shkrim në vend që të merret në pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit.

- Advertisement -

Kjo praktikë është përdorur edhe në tribunale tjera penale, thekson Prokuroria. Dhe sipas tyre, si procedurë nuk cenon të drejtat e të akuzuarve dhe është në përputhje me qasjen fleksibile të Panelit për zhvillimin paralel të rasteve të mbrojtjeve.

Për më tepër, Prokuroria thekson se Rregulla 153 ka për qëllim thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurës, por në këtë rast, ajo nuk do të sillte ndonjë kursim real kohe, pasi dëshmitari do të paraqitet gjithsesi për t’u pyetur nga Paneli.

Së fundi, edhe po të shqyrtohej kërkesa e mbrojtjes veçmas, Prokuroria thotë se pa marrë parasysh rrethanat e tjera, ajo duhet të refuzohet, sepse natyrën dhe qëllimin e deklaratës së dëshmitarit 1DW-002 nuk e bëjnë të përshtatshme për pranim sipas Rregullës 153.

Prokuroria thekson se fakti që provat e propozuara lidhen me vërtetimin e një çështjeje tjetër përveç sjelljes së të akuzuarve, nuk çon në pranimin e saj pasi ajo ende i nënshtrohet kritereve të zakonshme të pranueshmërisë.

Sipas Prokurorisë, deklarata e këtij dëshmitari përmban gjashtë fjali përmbajtjesore që lidhen ekskluzivisht me një çështje e cila është e redaktuar dhe se nuk përmban asnjë informacion lidhur me pozita apo aktivitetet e tij gjatë periudhës së aktakuzës apo edhe për marrëdhënien e tij me të akuzuarit.

Prandaj, sipas Prokurorisë, do ishte e nevojshme që të bëhej vlerësimi i besueshmërisë së dëshmitarit duke marrë parasysh se ai ka mbajtur pozita dhe ka pasur kontakte me të akuzuarit.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se pranimi i dëshmisë së këtij dëshmitari duhet të kushtëzohet me paraqitjen e tij në sallën e gjyqit, në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta marrin në pyetje.

Ky parashtrim i Prokurorisë ishte bërë më 17 shtator 2025, por u bë publik pothuajse pas një muaji, saktësisht më 13 tetor 2025.

Ndërsa, më 10 tetor 2025, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka njoftuar se nuk do të mbështetet në dëshminë e këtij dëshmitari e po ashtu as në dëshminë e 1DW-010 dhe W04174.

Veç kësaj, mbrojtja tha se miratimi i autorizimit për dëshmitarin 1DW-007 është vonuar me arsyetimin e mbylljes së përkohshme të Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, mbrojtja ka njoftuar në parashtrimin e 10 tetorit 2025 se pret miratimin për këtë dëshmitar dhe se ky do të jetë dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat