spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
15:21
HomeKosovaDrejtësiaÇfarë thanë në Gjykatë dy serbët e arrestuar në Gjakovë?

Çfarë thanë në Gjykatë dy serbët e arrestuar në Gjakovë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë treguar se çfarë punojnë në Serbi.

Pavle Kragoviq deklaroi para Gjykatës Themelore në Gjakovë se punon si inspektor i policisë në Kragujevc, derisa Milovan Steviq deklaroi se është stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

- Advertisement -

Në këtë seancë dy të arrestuarit e tjerë, Branko Rakiq dhe Nemanja Vamoviq nuk deklaruan se kanë lidhje me institucionet e sigurisë së Serbisë. Rakiq tha se është teknik i komunikacionit, derisa Vamoviq inxhinier i pylltarisë, raporton transmetuesi publik.

Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Ajo kërkoi masën e paraburgimit pasi rreziku i arratisjes për të pandehurit, sipas saj, lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në territorin e Serbisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat