spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:17
HomeSiguriaPoliciaÇfarë thotë Policia për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin?

Çfarë thotë Policia për vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar edhe për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE- Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

- Advertisement -

Tashmë tre të dyshuarit janë në kërkim policor. Bëhet fjalë për Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat