spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:45
HomeSportChelsea befason Liverpoolin, Man.Utd mund ekipin e Xhakës

Chelsea befason Liverpoolin, Man.Utd mund ekipin e Xhakës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Chelsea ka surprizuar këtë jave në Premier League duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2-1 në “Stamford Bridge”, falë një goli në minutat e fundit të talentit Estevaos.

Blutë e Londrës treguan karakter dhe efikasitet, duke ndalur euforinë e skuadrës së Slot që synonte kreun e tabelës.

- Advertisement -

Falë kësaj ndeshjeje, përfituesi më i madh ishte Arsenali, i cili me fitoren 2-0 ndaj West Hamit ngjitet në vendin e parë të renditjes me 16 pikë pas 7 javësh.

Liverpool zbret në vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa Tottenham, që fitoi 2-1 në fushën e Leeds, mban hapin dhe shkon në kuotën e 14 pikëve.

- Advertisement -

Në duelet e tjera, Manchester United iu rikthye fitores duke mposhtur Sunderlandin e Granit Xhakës me rezultatin 2-0.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat