spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:00
HomeKosovaCikloni "Kasandra" kaloi nëpër Kosovë, ku ra më së shumti shi?

Cikloni “Kasandra” kaloi nëpër Kosovë, ku ra më së shumti shi?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndryshe nga shumë vende të rajonit që u përballen me vërshime e viktima, Kosova ka shpëtuar nga efektet e ciklonit “Kasandra”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, komuna ku më së shumti ra sasi e shiut është Malisheva me 52 mm litër për metër kub, e përcjellë nga Juniku, Istogu e Prizreni.

- Advertisement -

IHMK ka thënë se pavarësisht reshjeve që ishin të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet, ani se lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.

Instituti ka sqaruar se cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

- Advertisement -

Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat