spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:38
HomeShëndetiCilat ushqime ua pasurojnë trupin me hekur?

Cilat ushqime ua pasurojnë trupin me hekur?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hekuri është një mineral themelor për shëndetin pasi ndihmon në transportin e oksigjenit përmes gjakut dhe mbështet energjinë dhe sistemin tonë imunitar.

Mungesa e tij mund të çojë në anemi, dobësi dhe lodhje.

- Advertisement -

Njihuni me 5 ushqime që ndihmojnë në rritjen e hekurit në trup.

Portokallet dhe agrumet – Portokallet dhe limonët janë të pasura me vitaminë C, e cila rrit përthithjen e hekurit në trup. Duke shtuar këto fruta në dietë, thithja e hekurit mund të rritet deri në 67%.

- Advertisement -

Specat e kuq – Të pasura me vitaminë A dhe vitaminë C, specat e kuq veprojnë si katalizator për përthithjen e hekurit, veçanërisht kur kombinohen me burime bimore si bishtajoret ose perimet jeshile.

Brokoli – Brokoli është një burim i shkëlqyer i hekurit, i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në rritjen e përthithjes. Gjithashtu përmban acid folik, i rëndësishëm për krijimin e qelizave të reja të gjakut dhe për funksionimin e duhur të trupit.

Arra dhe fara kungulli – Të pasura me hekur dhe zink, arrat dhe farat e kungujve ndihmojnë në formimin e qelizave të reja. Yndyrat e tyre të shëndetshme kontribuojnë në ruajtjen e energjisë dhe funksionimin e mirë të trupit.

Spinaqi – Spinaqi, përveç hekurit, përmban vitaminë C dhe shumë antioksidantë që përmirësojnë përthithjen e hekurit. Mund të hahet i papërpunuar ose i gatuar në sallata dhe ushqime, duke ofruar përfitime të rëndësishme shëndetësore dhe imune.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat