spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
13:07
HomeKosovaÇitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklarata për buxhetin është skandaloze

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklarata për buxhetin është skandaloze

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më herët, ka thënë se ai s’i jep paratë e buxhetit “për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin”.

Për këtë ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). E njëjta e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit ka ‘’kërcënuar hapur’’ qytetarët e vendit.

- Advertisement -

Çitaku ka shtuar se megjithatë, deklarata e Kurtit nuk e ka befasuar atë, pasi që, siç ka shtuar ajo, Kurti ka qeverisur kësisoj prej ditës së parë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Çfarë deklarate skandaloze nga Kryetari i VV sonte.

Ai kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si Kryeministër nuk do t’i mbështesë.

Në fakt, kjo nuk më befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditës së parë: me ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës.

E megjithatë, këto janë po ato komuna që kanë kryesuar listat e organizatave të pavarura për transparencë, menaxhim të buxhetit dhe qeverisje të mirë.

Skandaloze ishte shkalla e arrogancës dhe përbuzjes ndaj qytetarëve.

A.K, ti fole sonte.

Por më 9 nëntor, qytetarët do të flasin.

Dhe atëherë do ta kuptosh se ky popull as nuk nënshtrohet, as nuk shantazhohet.

“Kuleta” e shtetit në lojë, Kurti nis garën për balotazh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat