Kandidatja e PDK-së për deputete, Vlora Çitaku, ka publikuar një video nga debati i mbrëmshëm, ku flitet për FSK-në.
“Me investu në ushtri, mas pari është dashtë me pasë ushtri. Ju dhe VV s’keni besu kurrë që Kosova ka me pasë ushtri. Në ditën që është miratuar themelimi i ushtrisë së Kosovës, është miratuar edhe një plan 10 vjeçar edhe është e sekuencuar me vite, me sasi, me lloj të armatimit që mund të blehet dhe duhet të blehet. Kjo është e para. E dyta, për një ushtri morali dhe motivi është aq ose më i rëndësishëm se arma, se UÇK tenka s’ka pasë as drona, por zemër. Kur ti e detyron një ushtar, se unë nuk gënjej z. Konjufca, janë djem dhe vajza që i njoh, detyrohen me punu punë të dytë se nuk i mjafton paga që e marrin në FSK. The që i keni rrit, a e din sa janë rritur çmimet Glauk…”.
Konjufca e ndërpreu dhe i tha se këto deklarata janë “të rrezikshme për sigurinë kombëtare”.
Më pas Çitaku iu përgjigj duke i thënë “të lutem mos godit nën brez”.
“Ju e keni përgjegjësinë që ta fuqizoni FSK-në, tua rritni moralin. E kemi parë cfarë ushqimi hajnë”, tha Çitaku.



