spot_img
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
04:24
HomeKosovaÇitaku i reagon Kurtit: Po përdor institucionet shtetërore për fushatë

Çitaku i reagon Kurtit: Po përdor institucionet shtetërore për fushatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vlora Çitaku i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj, Albin Kurti se po keqpërdor misionet diplomatike të Kosovës në funksion të interesave partiake.

Duke iu referuar rastit të fundit në Londër, ajo e quajti abuzim të skajshëm përdorimin e institucioneve shtetërore në kohë fushate dhe shembull i mendësisë që e sheh shtetin si pronë partie.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit.

Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.

E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë.

Jo A.K.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat