spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
06:38
HomeKosovaÇitaku: Jemi mashtruar që themeluam Gjykatë Speciale, qëllimi ka qenë i mirë

Çitaku: Jemi mashtruar që themeluam Gjykatë Speciale, qëllimi ka qenë i mirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka thënë se janë mashtruar sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, pasi sipas saj themelimi i kësaj gjykate kishte qëllim të mirë.

“Unë mendoj se jemi mashtruar, sepse qëllimi ka qenë i mirë, kanë qenë disa akuza monstruoze, dhe secili prej nesh ka kërkuar që ato akuza të hetohen”, u shpreh Çitaku.

- Advertisement -

Ajo shtoi se krejt çka kërkohet është drejtësia, e se për këtë Gjykatë, ish-presidenti Hashim Thaçi e ka ditur se cak i parë do jetë ai.

“Ne nuk po kërkojmë që të ndërhyhet në drejtësi, që të devijohet drejtësia, ne po kërkojmë që të ketë drejtësi, dhe fatkeqësisht deri tani kemi parë shumë pak drejtësi. Hashim Thaçi e ka ditur shumë mirë se nëse miratohet Gjykata Speciale, në Parlamentin e Kosovës, caku i parë do të ishte ai, mirëpo për të, sikurse edhe në luftë, ashtu edhe në paqe, fati i Kosovës është shumë më i rëndësishëm, sesa fati i tij personal”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Sa i përket zhbërjes së Gjykatës Speciale, Çitaku u shpreh se tani është shumë vonë, megjithëse shton se ‘duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të kërkojmë vetëm drejtësi”.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se e shqetëson fakti se institucionet e Republikës së Kosovës kanë indiferencë dhe mospërfillje ndaj procesit gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“Ajo çfarë mua më shqetëson nuk është mirëqenia e tyre emocionale, psiqike, se ata janë njerëz të fortë, që janë përballë me sfida shumëfish më të mëdha, e shumëfish më problematike dhe më të rrezikshme. Ajo që më shqetëson në krejt këtë dramë është indiferenca e institucioneve të Republikës së Kosovës, mospërfillja e këtyre institucioneve karshi procesit në Hagë. Hashim Thaçi dhe shokët e tij në Hagë nuk e përfaqësojnë vetveten, nuk janë emra të përveçëm, atje përfaqësojnë një epokë”, tha Çitaku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat