spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:16
HomeKosovaÇitaku kritikon Kurtin: Kosova po izolohet nga aleatët, Thaçi nga malet e...

Çitaku kritikon Kurtin: Kosova po izolohet nga aleatët, Thaçi nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar se ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtarë dhe ka futur vendin në krizë.

Çitaku tha se për raportet me SHBA-të, Thaçi nga Malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n e sot nga Haga e solli Amerikën në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Çitaku u pyet se a mund të ketë një krizë në Kosovë, pasi që me 12 shtator është nënshkruar një memorandum mes KFOR-it dhe BE-së në bashkëpunim për kriza në vend dhe po në atë ditë është bërë pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të.

Çitaku nuk dha koment për marrëveshjen KFOR-BE, duke e quajtur “protokoll të rregullt”, por nënvizoi se zhvillimet e fundit tregojnë për një situatë të rëndë politike dhe diplomatike në vend.

- Advertisement -

Çitaku, tha se qeverisja aktuale ka futur vendin në krizë dhe izolim, duke fajësuar drejtpërdrejt Kurtin për pasojat që po i ndjen Kosova në arenën ndërkombëtare, duke e quajtur qasjen e Kurtit të papërgjegjshme e aventureske.

Ajo, përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke theksuar se Thaçi nga Malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n.

“Çka nuk është normale është, kaosi, kriza, izolimi në të cilën e ka futur Kosovën kjo kastë udhëheqësish. Është e paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar e penalizuar nga aleatët e saj e tërë kjo për shkak të qasjes të papërgjegjshme e aventureske të Albin Kurtit. Nuk ka ndërhyrë Amerika në Kosovë për të na bërë vend  të dështuar e të izoluar. Imagjinojneni Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n edhe tani nga burgu i Hagës e solli Amerikën në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. Çka bëri Albin Kurti? Albin Kurti e ka gjetur në tavolinë nga komoditeti i zyrës së kryeministrit, suksesshëm ka arritur të rrënojë aleanca të shumta të cilat janë ndërtuar me shumë gjak, mund, sakrificë, por edhe mençuri”, tha Çitaku, raporton kp.

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së, Aivo Orav, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast të zhvendosjes apo evakuimit gjatë situatave kritike.

Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat