spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
05:49
HomeKosovaÇitaku: Kurti s’ofroi asgjë, pos që t’i nënshtrohemi vullnetit të tij

Çitaku: Kurti s’ofroi asgjë, pos që t’i nënshtrohemi vullnetit të tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e thirrur të kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit me liderët e partive tjera politike.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se në takimin e së shtunës, Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis, as reflektim e as zgjidhje.

- Advertisement -

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje”, thuhet në postimin e deputetes së betuar të PDK-së.

Ajo shtoi se Kurti kërkoi vetëm një gjë, e që sipas saj është t’i nënshtrohen vullnetit të tij.

- Advertisement -

“Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka shkruar Çitaku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat