spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
21:55
HomeKosovaÇitaku-LVV: Folni edhe kur s’po ia qëlloni, bile s’po gjuani më as...

Çitaku-LVV: Folni edhe kur s’po ia qëlloni, bile s’po gjuani më as gaz e gurë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti është krenare për historinë e saj, dhe që ajo e ka pjesë të trashëgimisë të saj krijimin e këtij të shteti bashkë me kolegë të tjerë.

Ajo ka ironizuar me deputetët e Vetëvendosjes duke thënë se mirë që po flasin ani pse “s’po ia qëllojnë”.

- Advertisement -

“Kolegu ynë Enveri ndoshta pa qëllimshëm e tha një të vërtetë të madhe. Këta s’kanë besu që Kosova bëhet me ushtri kurrë, këta s’kanë besu që Kosova s’bohet shtet kurrë, këta s’kanë besu që Kosova shlirohet kurrë. PDK është krenare që e ka pjesë të trashëgimisë të saj krijimin e këtij të shteti bashkë me kolegë të tjerë. PDK është krenare që e ka investu në krijimin e këtij parlamenti ku sot ju vini e folni. Po më vjen mirë që po folni, folni, edhe që s’po ia qëlloni folni, bile gaz lotësjellës e gurë mo nuk po gjuni. PDK është krenare me historinë e saj. Ju keni me u skuq me trashëgiminë politike e institucionale. Edhe ushtria me të cilën po krenoheni ju, na e kemi bo”, ka thënë ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat