spot_img
E martë, 7 Tetor, 2025
23:16
HomeKosovaÇitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje në fund të vitit

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje në fund të vitit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku, dha sinjal se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti për shkak të, siç tha, kryeneçësisë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë.

Çitaku thotë se për këtë janë duke punuar intensivisht në terren me synim që të kthehet normaliteti në Kosovë.

- Advertisement -

“Është e dhimshme që tani e shtatë tetë muaj që Kosova është pa institucione. Në këtë pikë kemi mbërri për shkak të kryeneqësisë dhe papërgjegjësisë edhe politike por edhe qytetare të zotit Kurti. Kjo situatë të cilën e kemi është për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të tij. Kemi kaluar muaj të tërë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në ndërkohë që zoti Kurti me vetëdije të plotë e shkelte Kushtetutën. Sikur bota të ishte mbarë nuk do të kishte nevojë të kishte zgjedhje, mirëpo tani duket që zgjedhjet e reja parlamentare ne fund të këtij viti janë të pashmangshme. Zoti Kurti nuk e ka shumicën parlamentare. Gjashtë muaj kanë thënë se kanë, tani po thonë se nuk e kanë. Po sillen me institucionet dhe me fatin e Republikës sikur fëmijët me një lodër. Ne shpresojmë dhe jemi duke punuar vazhdimisht në terren që pas zgjedhjeve të reja parlamentare pejsazhi politik në Kosovë të ndryshojë. Të krijohet një shumicë e re parlamentare pa LVV-së dhe vendit t’i ipen institucione stabile që para së gjithash synojnë ta kthejnë normalitetin në vend”, tha Çitaku për rtv21.

Çitaku përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim me LVV-në edhe nëse bëhet fjalë për kompromise sa i përket postit të presidentit.

- Advertisement -

“Ne pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, kandidati ynë për kryeministër e ka bërë të qartë se dallimet politike dhe idologjike mes PDK-së dhe LVV-së dhe mënyrës së si e shohim Kosovën është shumë ndryshme”, u shpreh Çitaku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat