spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
13:13
HomeSportCity në 'luftë' për të ndalë yllin e ekipit

City në ‘luftë’ për të ndalë yllin e ekipit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Man.City po kalon momentin më të vështirë që kur Pep Guardiola u ul në stol, por “qytetarët” kanë nisur një projekt të ri për të dalë sa më shpejt nga kjo periudhë e errët.

Hapi i tyre i parë ishte të bindin Pep Guardiola-n, me të cilin parimisht kanë gjetur një akord verbal për rinovimin e kontratës me teknikun spanjoll deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

- Advertisement -

Në pritje të vendimit që do të merret, ku akuzohen se kanë shkelur 115 rregulla të Fair Play Financiar, Man.City ka nisur ka nisur një fushatë për të blinduar yjet e ekipit.

Hapi i radhës është rinovimi me Erling Haaland, me biondin që ka një kontratë të vlefshme deri në 2027.

- Advertisement -

Nuk është një sekret që Haaland po joshet prej vitesh nga dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, pikërisht për këtë arsye, sipas The Sun, Man.City i ka ofruar Haaland një kontratë të re, me 5 vite rinovim, pasi t’i këtë përfunduar kontrata aktuale dhe 100 milionë sterlina neto pagë në këto 5 vite.

Nëse Haaland do të pranonte këtë ofertë, do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në skuadër, duke kaluar në këtë mënyrë edhe Kevin De Bruyne.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat