Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e quajti “budallaki të llojit të vet, me blloku Kosovën për një nënkryetar serb”, derisa shprehi shqetësim që vendi ynë akoma nuk ka “institucione, qeveri, kuvend funksional” etj.
I pari i LDK-së, Abdixhiku tha në Pressing se vendi ndodhet në “grackë të budallakisë populiste”.
“Ne do të presim aktgjykimin e plotë…Dy çështje duhet me u sqaru, e para Kushtetuesja duhet me tregu a i takon propozimi i pestë komunitetit serb në tërësi apo e ndjekë logjikën e partive shqiptare që i takon partisë më të madhe të komunitetit serb…Jemi ra pre e një çmendurie politike të populistëve për nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës që është përfaqësim partiak…”, tha Abdixhiku në “Pressing”.
“Çështja e dytë, a kanë drejtë deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhin se kush është ai përfaqësues…”, tha Abdixhiku.
“Bllokadë e paarsyshme, e kotë, kemi ra në grackën e budallakisë politike populiste për një pozitë të parëndësishme, por në thelb të kësaj bllokade Kosova ska kuvend, institucione, qeveri legjitime, ska buxhet, Kosova ska projekte kapitale…”, tha Abdixhiku.