Ramadani i reagon Muratit, e quan “idiot i dobishëm”
storm•/rastesore: Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se diçka që është shkatërruar për 20 vite, nuk mund të rikuperohet brenda një mandati.
Lidhur me këtë deklaratë, ka komentuar ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, në emisionin Pressing.
Ai e quan “idiot i dobishëm”.
“Idiotët e dobishëm nënkupton njerëz të cilët nuk e bëjnë veprimin kundër Kosovës pse paguhen për të, por që veprojnë duke qenë totalisht të frustruar me të tjerët”, ka thënë mes tjerash Ramadani.
Lidhur me deklarimin e Muratit, kanë reaguar edhe deputet të opozitës.



