spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
13:35
HomeMobile PhonesÇka po ndodh? Shumë përdorues të WhatsApp në Kosovë marrin paralajmërime për...

Çka po ndodh? Shumë përdorues të WhatsApp në Kosovë marrin paralajmërime për mbyllje të llogarive në Facebook

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Numër i madh i përdoruesve të aplikacionit mjaft të njohur edhe tek ne, WhatsApp kanë njoftuar për marrjen e një njoftimi, i cili i paralajmëron për mundësinë e mbylljes së llogarisë së tyre në rrjetin social Facebook.

Një lexues i portalit Storm, ka dërguar në redaksinë tonë njoftimin që kishte marrë dhe i cili e kishte shqetësuar për të dhënat e tij që i ka të vendosura në këto aplikacione.

- Advertisement -

“Të dashur përdorues! Me keqardhje ju informojmë se llogaria juaj në Facebook do të çaktivizohet përgjithmonë brenda 12 orëve të ardhshme. Ky vendim u mor sepse morëm raporte për llogarinë tuaj duke imituar dikë tjetër. Kjo është një shkelje serioze e standardeve tona të komunitetit. Nëse nuk veproni tani, do të humbasësh aksesin në llogarinë tende përgjithmonë! Ky është shansi juaj i fundit për të mbrojtur llogarinë tuaj”, shkruante në paralajmërim.

- Advertisement -

Me pak ndryshime, por me kuptim të njëjtë, një lexues tjetër i portalit tonë ka marrë një mesazh të tillë.

Madje atij i është dërguar edhe një vegëz (link), përmes të cilit ai mund të ndërmerrte veprime për të mos mbyllur Facebook-un e tij.

Storm ka pyetur kompaninë Meta e cila ka nën menaxhim rrjetin social Facebook dhe aplikacionin WhatsApp, por deri në momentin e publikimin, nga ta nuk është dhënë asnjë sqarim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat