spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:03
HomeKosovaClintoni ndan një histori domethënëse për një restorant: Pronari shqiptar, menaxheri serb

Clintoni ndan një histori domethënëse për një restorant: Pronari shqiptar, menaxheri serb

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një panel të organizuar nga Clinton Global Initiative, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Në fjalimin e tij, Bill Clinton e përgëzoi presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke përmendur rritjen ekonomike dhe sigurinë.

- Advertisement -

“Dua ta nis me presidenten Osmani, shumë nga ju që jetoni në New York e dini këtë, por më së shumti shqiptarë e kosovarë jetojnë në New York. Jam shumë krenar me ty dhe njerëzit e tu. Ti ke menaxhuar rritjen ekonomike dhe sigurinë”, tha Clinton.

Ai gjithashtu përmendi angazhimin e tij në Kosovë gjatë luftës, duke shpjeguar se shumë njerëz menduan se ishte i çmendur kur e kishte bërë një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë; shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dhe në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë”, tha Clinton.

Gjatë një paneli të organizuar nga Clinton Global Initiative, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-presidenti amerikan Bill Clinton solli në vëmendje një histori të përditshme, por jashtëzakonisht simbolike për bashkëjetesën dhe fuqinë e paqes.

Ai foli për një vend që e viziton shpesh, një restorant takosh ku pronari është kosovarë e menaxheri serb.

“Ne kemi një vend që shet takos, ku shumica e punëtorëve janë meksikanë ose guatemalas, por pronari është një shqiptar nga Kosova. Dhe ja pjesa interesante – menaxheri, ai që më jep një birrë sa herë që hyj aty, është serb. Kjo është mrekulli”, tha Clinton, duke shtuar se ka dy familje kosovare që jetojnë në të njëjtën rrugë ku ai edhe bashkëshortja e tij Hillary jetojnë.

Ky moment i thjeshtë, sipas Clinton, pasqyron më së miri realitetin për të cilin ia ka vlejtur të luftohet – një botë ku njerëz nga kombe dhe histori të ndryshme mund të punojnë, të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë së bashku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat