spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:22
HomeEkonomiÇmimi i naftës bie në Kosovë

Çmimi i naftës bie në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin që rregullon çmimet dhe vendos masa mbrojtëse për produktet e natës, të përdorshme në transport.

Në njoftimin e MINT-it u bë e ditur se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi të produkteve të naftës.

- Advertisement -

Sipas këtij vendimi përcaktohet marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në 2 eurocentë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në 12  eurocentë për litër.

Çmimet e Dieselit luhaten mes 1.19 dhe 1.25 euro, ndërkaq ato të Benzinës mes 1.19 dhe 1.23 euro.

- Advertisement -

Këto çmime, megjithatë, nuk përkojnë me interesat e naftëtarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat