spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
14:49
HomeEx-BRSSInvazioniCNN: Ukraina pranon marrëveshjen për paqen

CNN: Ukraina pranon marrëveshjen për paqen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, raporton CNN.

“Ukrainasit kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla që duhen zgjidhur, por ata kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje”, ka deklaruar një zyrtar, i cili ndodhet nw Abu Dhabi, aty ku po mbahen takimet mes zyrtarwve amerikan dhe atyre rus.

- Advertisement -

Deklarata e SHBA-së duket se shkoi më tej se qëndrimi publik i zyrtarëve ukrainas, të cilët gjithashtu kanë një delegacion të pranishëm në Abu Dhabi dhe që kanë qenë në kontakt me Sekretarin e Ushtrisë, Dan Driscoll.

Në një postim në X, sekretari i sigurisë kombëtare i Ukrainës, Rustem Umerov, shkroi se delegacionet kishin “arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi kushtet thelbësore të marrëveshjes së diskutuar në Gjenevë”.

- Advertisement -

“Tani mbështetemi në përkrahjen e partnerëve tanë evropianë në hapat tanë të mëtejshëm”, shkroi Umerov. Ai shtoi se Ukraina mezi pret të organizojë një vizitë të Zelensky-t në SHBA për të “përfunduar hapat e fundit dhe për të arritur një marrëveshje me Presidentin (Donald) Trump”.

“Pas takimeve në Gjenevë, shohim shumë perspektiva që mund ta bëjnë rrugën drejt paqes reale. Ka rezultate të forta dhe ende ka shumë punë përpara”, shkroi në një postim në X më herët këtë mëngjes, Zelensky.

Ndërkohë, nënkoloneli Jeff Tolbert, një zëdhënës i Driscoll, tha se bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Abu Dhabi “po shkojnë mirë dhe ne mbetemi optimistë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat