spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:33
HomeEx-BRSSInvazioni“CNN”: Zelensky falënderoi amerikanët dhe udhëheqësit amerikanë 33 herë

“CNN”: Zelensky falënderoi amerikanët dhe udhëheqësit amerikanë 33 herë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediumi amerikan “CNN” ka bërë një “Fact checking” për pyetjen e zv/presidentit amerikan J.D Vance i cili të premten në Shtëpinë e Bardhë përgjatë takimit të tensionuar e pyet presidentin ukrainas se “a ke thënë ndonjëherë faleminderit” për ndihmat e SHBA-së ndaj Ukrainës.

CNN shkruan, se vlen të përmendet se Zelensky ka falënderuar Shtetet e Bashkuara në shumë raste që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022 – duke shprehur mirënjohje për Trump dhe Presidentin Joe Biden, për anëtarët e Kongresit nga të dyja palët, për kompanitë amerikane të mbrojtjes dhe punonjësit e tyre dhe për popullin amerikan.

- Advertisement -

CNN shkruan se janë 33 shembujt mëparshëm të Zelensky duke falënderuar ose shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara, zyrtarëve të saj ose popullit të saj për mbështetjen e tyre.

Zelensky e ka falendëruar SHBA-në edhe pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten, duke shkruar në “X”: “Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat