spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:12
HomeKulturëShowBiz"Cobra" bëhet i 'gjallë', ka një paralajmërim për fansat

“Cobra” bëhet i ‘gjallë’, ka një paralajmërim për fansat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi ka vendosur të thyejë heshtjen që mbante prej ditësh.

Ish-banori, i cili u largua pas një televotimi, kishte zgjedhur të mos bëjë asnjë deklaratë gjatë periudhës së fundit, një qëndrim ndryshe nga shumica e banorëve që shpërndajnë menjëherë përvoja dhe reagime.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Instagram, Edi ka paralajmëruar se do të flasë nesër.

“Nesër. 20:00. Kam me thënë diçka. Ka qenë koha me hesht. Tash është koha me fol”.

- Advertisement -

Ky paralajmërim lë të kuptohet se Kuçi ka shumë për të ndarë lidhur me përvojën e tij në Big Brother VIP Kosova.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojë dhe kujt do t’i drejtohet pas javëve të tensionuara brenda shtëpisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat