Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka thënë se Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv në aplikimin e saj për t’u bërë shtet kandidat për anëtarësim në BE.
Në samitin për zgjerimin e BE-së, të organizuar nga “Euronews”, ai tha se zgjerimi ka qenë një prej prioriteteve të tij kryesore që kur e ka marrë mandatin.
“Tri vjet pas paraqitjes së aplikacionit për anëtarësim, Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv”, ka thënë Costa në fjalën e tij.



