spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
16:32
HomeKosovaCosta: Përmbushni detyrat, Kosova ka vendin në BE

Costa: Përmbushni detyrat, Kosova ka vendin në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Vjosa Osmani tha se do të donte të kishte depërshkallëzim që të mund të hiqen masat.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dhe ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane për të de-përshkallëzuar dhe, siç tha Zonja Presidente dje, për t’u angazhuar në këtë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Costa.

- Advertisement -

Ai shtoi se dialogu mbetet elementi thelbësor për të ardhmen e përbashkët evropiane.

“Së fundmi kemi emëruar një përfaqësues të ri për të lehtësuar këtë dialog, dhe ky dialog është një element thelbësor në këtë rrugëtim të përbashkët evropian për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”, tha ai.

- Advertisement -

Zgjerimi drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik nga Bashkimi Evropian.

Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një konferencë të përbashkët më presidenten Osmani në Prishtinë.

Ai tha se vendi i Kosovës është në BE, por se kjo kërkon përmbushjen e angazhimeve të Kosovës.

“Është edhe angazhimi im personal. Nuk mund të theksoj sa duhet sa i rëndësishëm është zgjerimi për Bashkimin Evropian dhe, besoj, edhe për ju dhe vendin tuaj. Ai është një investim në paqe dhe stabilitet, dhe sjell përfitime të konsiderueshme për qytetarët tuaj”, u shpreh Costa.

“Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe. Është thelbësore të vazhdohet puna për zbatimin e agjendës suaj ambicioze të reformave, në mënyrë që të përfitoni plotësisht prej saj. E mirëpres fjalën tuaj për dialogun Beograd-Prishtinë. Siç e dini, është gjithashtu jetike që të arrihet përparim i vërtetë dhe i prekshëm në këtë dialog dhe të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të ishte në dobi të rrugës suaj evropiane dhe, në fund të fundit, për jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

“Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian, por kjo kërkon gjithashtu që ju të përmbushni angazhimet tuaja. Me përfaqësuesin e ri të posaçëm të Bashkimit Evropian, z. Peter Sorensen, të emëruar këtë vit, është koha të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të ecet përpara. Keni punuar shumë për të forcuar demokracinë tuaj gjatë viteve të fundit dhe jam i bindur se do të vazhdoni në të njëjtin drejtim. Kjo gjithashtu përfshin ndërtimin e konsensusit ndërmjet forcave të ndryshme politike”.

“Në fund të fundit, gjithçka varet nga ndërtimi i besimit – që të jeni një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm, brenda vendit, me fqinjët tuaj dhe me partnerët tuaj në Bashkimin Evropian. Ju faleminderit shumë, zonja Presidente”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat