spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:39
HomeKulturëShowBizÇudi mediale, balerini i njohur shpallet i vdekur

Çudi mediale, balerini i njohur shpallet i vdekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Klejdi Kadiu ka publikuar në Intagram titullin e një lajmi abuziv ku shkruhet se ai është larguar përgjithmonë nga jeta.

Në një postim në Story Kledi publikon lajmin e ‘La Gazetta di Viareggio’ dhe ironizon me komentin e tij: ‘Më lajmëroni edhe mua kur të jetë funerali, me këtë rast ta përshëndes dhe unë’, shkruan balerini.

- Advertisement -

Në fakt lajmi ka të bëjë thjesht me tërheqjen e Balerinit shqiptar nga baleti dhe jo me ndarjen e tij nga jeta.

‘Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i ëndrrave të Amicit largohet shumë shpejt. U përpoqën të bënin gjithçka’ shkruhet në titullin e gazetës.

- Advertisement -

‘Kledi Kadiu ishte një nga fytyrat më të dashura të spektaklit të talenteve të Maria De Filippit, por sot balerini ka vdekur’, thuhet në lajmin e publikuar.

Nuk është hera e parë që mediat italiane përdorin këto tituj abuziv për balerinin e njohur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat